Lajme

Del sondazhi në Euronews Albania/ Këlliçi në rritje, bie mbështetja për Veliajn

Barometri ka pyetur qytetarët e Tiranës se çfarë mendimi kanë për kandidatin e PS për kryeqytetin, Erion Veliaj. 22% e qytetarëve kanë mendim shumë pozitiv për Veliajn, 32.6% kanë mendim pozitiv, 18,2% janë shprehur se kanë mendim negativ dhe 23.5% kanë mendim shumë negativ.

Kur e shohim si ka ndryshuar mendimi pozitiv për Veliajn nga shkurti, kur ishte 60.1% ka shkuar 62.8% në mars, ndërsa në prill ka pasur një zbritje duke shkuar 54.6%.

Ndërsa për kandidatin e “Bashkë Fitojmë” për kryeqytetin, Belind Këlliçin 18.1% e qytetarëve kanë mendim shumë pozitiv, 29.2% kanë mendim pozitiv, ndërkohë që 26.6% e qytetarëve kanë mendim negativë dhe 12.9% kanë mendim shumë negativ.

Lexo më shumë  Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimet nxitëse në gjuhën serbe, pjesëtarë të Ushtrisë së Malit të Zi

Mendimi shumë pozitivë për Këlliçin në 3 muajt e fundit ka pësuar një rritje, nga 12.2% që ishte në shkurt në 10.8% në mars, dhe ka shkuar në 18.1% në prill.

Barometri ka vënë qytetarët e Tiranës para pyetjes se kë do të votojnë në 14 maj. 42.1% e kryeqytetasve do të votojnë Erion Veliajn, 28.7% do të votojnë Belind Këlliçin, 1.4% kanë thënë se do të votojnë Roland Bejkon, 0.8% do të votojnë Arlind Qorin dhe 0.2% Lajla Përnaskën.

Ndërkohë, 6.6% e qytetarëve të Tiranës nuk do të votojnë dhe 17.5% nuk e kanë vendosur ende kë do të votojnë në 14 maj.

Por si ka ndryshuar prirja e votës 3 muajt e fundit për Këlliçin dhe Veliajn. Kandidati i PS Erion Veliaj ka pësuar një rritje nga shkurti që ishte 45.6%, në 45.8% në mars dhe ka pësuar një rënie në 42.1% në prill.

Ndërsa prirja për të votuar Këlliçin është rritur gradualisht nga 21% në shkurt, në 23.8% në mars dhe ka shkuar 28.7% në prill. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *