Lajme

Berisha i bën thirrje DASH e FBI-së: Të hetohen aferat dhe pronat e ambasdores Kim në Shqipëri

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur konferencën e përjavëshme me gazetarët , ku i është përgjigjur disa pyetjeve nga ata.

Berisha edhe një herë hodhi akuza ndaj ambasdores së SHBA, Yuri Kim duke thënë se Amerika duhet të hetojë aferat dhe pronat e Kim në Shqipëri.

“Unë e kam bërë për të mbrojtur dinjitetin tim. E kuptoj që kjo ka qenë lënduese, nuk është antiamerikane, ata që e marrin antiamerikane, gabojnë.

Kurse përsa i përket guvernatores, unë edhe njëherë i bëj thirrje Inspektorit të Përgjithshëm të DASH, FBI-së dhe Kongresit të SHBA të hetojnë aferat korruptive të ambasadores Yuri Kim, përfshi këtu edhe pronat e saj në Shqipëri. Garantoj në mënyrën më të hapur se PD është e gatshme të kontribuoj me prova dhe fakte në zbardhjen e këtyre problemeve.” tha Berisha.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *