Sulm me HIMARS-in amerikan mbi caqet ruse
Një sulm me sistemin amerikan HIMARS u regjistrua mbi caqet ruse ditëve të fundit.
Në pamjet e publikuara nga blogjet ukrainase, shihen trupa rusë që po rrinin të tubuar pranë një kamioni ushtarak dhe një tanku, kur predha e HIMARS-it i shenjëstron.
Lokacioni s’është bërë i ditur, por zyrtarisht dihet se luftime të ashpra po zhvillohen në qytetin e Bakhmutit.
Ukraina i ka përgënjeshtruar autoritetet ruse që kanë thënë se e kanë pushtuar 80 për qind të qytetit.
Rruga Press