Bota

Macroni heq orën e shtrenjtë në mes të emisionit sapo fillon të flasë për pagat minimale

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, po përjeton, për shkak të reformave në pension, momentet ndoshta më të vështira për sa i përket situatës politike dhe sociale brenda vendit dhe qytetarë të shumtë e politikanë të opozitës përdorin çdo mundësi për të kritikuar punën e tij.

Një rast i tillë pasoi intervistën e presidentit francez për televizionin TF1, ku Macron foli për situatën aktuale të shtetit dhe pakënaqësitë e sindikatave. Ndër të tjera, një nga temat e diskutuara ka të bëjë edhe me qytetarët që kanë paga minimale.

Pikërisht në atë moment, teksa fliste për pagat minimale, Macron vendosi të hiqte orën e shtrenjtë dhe kjo u vu re nga analistë dhe politikanë të shumtë të cilët i dërguan Macronit një sërë kritikash.

“Kur flet për njerëz me të ardhura minimale, ata që nuk kanë fituar kurrë kaq shumë fuqi blerëse, Macron fsheh në mënyrë diskrete orën e tij të bukur luksoze nën tryezë. Ky njeri është qesharak”, tha politikani, Clemence Guette.

Lexo më shumë  Rubla ruse arrin nivelin më të ulët në 32 muaj kundrejt dollarit

Kur qytetarët deklaruan se ora kushton mbi 80 mijë euro, zyra e presidentit njoftoi se bëhet fjalë për modelin BR V1-92, i shitur nga prodhuesi francez i orëve Bell & Ross, çmimi i së cilës është rreth 2500 euro.

Në pyetjen se pse e hoqi orën gjatë intervistës dhe gjatë temës së pagës minimale, nga kabineti qeveritar u përgjigj se çështja është shumë e thjeshtë.

“Nuk është për hir të fshehjes, por sepse pikërisht në atë moment ai goditi brutalisht tavolinën me orën. Zhurma mund të dëgjohet qartë në video”, njoftoi zyra e presidentit. 

Lexo më shumë  Raketat amerikane Atacms i shkaktojnë Rusisë humbjen e rëndësishme

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *