Sport

Kosova dhe Zvicra ndeshjen ndaj Bjellorusisë mund ta fitojnë në tavolinë

Shtëpia evropiane e futbollit (UEFA) ka filluar diskutimin për çështjen e përjashtimit të Bjellorusisë nga kualifikimet në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Kjo bëhet e ditur nga emisioni sportiv “ARD”, duke iu referuar një letre të presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin drejtuar 100 anëtarëve të Parlamentit të BE-së.

“Ka qenë prej kohësh synimi i UEFA-s për të diskutuar situatën në Bjellorusi në mbledhjen e ardhshme të Komitetit tonë Ekzekutiv,” thuhej në letër.

Takimi i radhës i UEFA-s është caktuar për 4 prill.

Në kualifikimet për Kampionatin Evropian, Kosova ndodhet në të njëjtin grup me Bjellorusinë. Në atë grup bëjnë pjesë edhe Zvicra, Izraeli, Andorra e Rumania.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *