Turqia e ratifikon ofertën e Finlandës për anëtarësim në NATO, e pret miratimin përfundimtar të parlamentit
Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit turk e ka miratuar një projekt-ligj përmes të cilit bëhet ratifikimi i ofertës së Finlandës për t’u anëtarësuar në NATO, sipas transmetuesit shtetëror TRT Haber. Projektligji është ende në pritje të miratimit nga asambleja e përgjithshme e parlamentit.
Ky vendim vjen pasi presidenti finlandez Sauli Niinistö vulosi zyrtarisht ofertën historike të kombit nordik për t’u bashkuar me aleancën ushtarake, të enjten, duke i nënshkruar në ligj amendamentet e nevojshme ligjore kombëtare të nevojshme për anëtarësimin në NATO.
Turqia dhe Hungaria janë dy nga 30 anëtarët ekzistues të NATO-s që nuk e kanë ratifikuar ofertën e Finlandës. Pranimi i vendeve të reja kërkon miratimin unanim nga anëtarët e aleancës dhe parlamentet në Ankara dhe Budapest nuk e kanë dhënë ende dritën jeshile.
Pas disa muajsh me vonesa, parlamenti hungarez më në fund pritet ta miratojë pranimin e Finlandës në NATO më 27 mars.
Pavarësisht se e mbështet Finlandën për t’u bashkuar me NATO-n, presidenti Rexhep Tajip Erdogan nuk e miratoi ofertën e Suedisë. Nuk është as e qartë se kur Budapesti do ta ratifikojë ofertën e Stokholmit.
Javën e kaluar presidenti finlandez Niinistö e vizitoi Ankaranë, ku presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u zotua të ecë përpara me ratifikimin e aplikimit të Finlandës, përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të Turqisë të planifikuara për 14 maj.
Parlamenti Eduskunta i Finlandës me 200 ulëse e kamiratuar ofertën e saj për anëtarësim në NATO me një shumicë dërrmuese 184-7 në fillim të marsit.
Finlanda dhe Suedia fqinje kanë aplikuar për t’u bërë anëtarë të NATO-s 10 muaj më parë në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës, duke i braktisur politikat dekadëshe të mosangazhimit uhstarak.
Kjo shihet nga shumë ekspertë si një nga degëzimet më të mëdha gjeopolitike të luftës së Moskës në Ukrainë. Kufiri i Finlandës me Rusinë ka një një total prej 1340 kilometrash.
Finlanda dhe Suedia janë partnerë të ngushtë kulturalisht, ekonomikisht dhe politikisht. Ata i kanë paraqitur ofertat e tyre bashkarisht dhe planifikonin t’i bashkoheshin aleancës në të njëjtën kohë.
Të mërkurën, ligjvënësit suedezë votuan me shumicë dërrmuese në favor të anëtarësimit të Suedisë në NATO, duke e nënshkruar anëtarësimin e Suedisë së bashku me legjislacionin e kërkuar./Euronews
Rruga Press