Lajme

Skandal: Rama në takim me Sunak me flamurin shqiptar jo origjinal, por me versionin “kinez”

Duket se kryeministri Rama dhe stafi i tij është më shumë i kujdesshëm për ekspozitat e tij sesa për respektimi ne protokollit shtetëror.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në takimin e djeshëm në Londër me kryeministrin britanik, Rishi Sunak ku është regjistruar një incidenti.

Gjatë takimit të dy liderave, flamuri shqiptar nuk është ai zyrtari, por një version “kinez” i përçudnuar i simbolit tonë kombëtar.

Në fakt pamja e flamurit shqiptar është caktuar me ligj dhe nuk mund të tjetërsohet sipas qejfit, pasi shkelët rëndë simboli më i rëndësishëm kombëtar.

Flamuri shtetëror shqiptar paraqet një fushë të kuqe me një shqiponjë dykrenore të zezë në mes, me krahë të hapur anash.

Lexo më shumë  Dëshmitë e krimit: Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Neni 4 i ligjit përdorimin e flamurit kombëtar thotë:

“Të gjitha institucionet publike detyrohen të vendosin flamurin kombëtar në mjediset e tyre të brendshme dhe të jashtme. Në këto institucione ndalohet ngritja ose vendosja e flamurëve të huaj, me përjashtim të rasteve të pritjeve ose të ceremonive protokollare dhe të solemniteteve të tjera, të parashikuara në ligj, por gjithmonë të shoqëruara nga flamuri kombëtar. Në këtë rast flamuri kombëtar nuk mund të jetë në përmasa më të vogla se flamurët e tjerë.

Flamuri  kombëtar  përdoret  në  rastet  e  takimeve  ceremoniale  të  institucioneve shtetërore me përfaqësues të shteteve të huaja; në mënyrë të lirë në tryezat e punonjësve në institucionet shtetërore dhe nga persona juridikë; në godinat dhe autoveturat e përfaqësive të Republikës së Shqipërisë në shtetet e tjera dhe në të gjitha rastet kur Shqipëria përfaqësohet zyrtarisht si palë. Flamuri kombëtar, gjithashtu, përdoret në raste kur, për arsye ligjore, ngrihet një flamur i huaj. Flamuri kombëtar vendoset në vendin më të dukshëm ose në të njëjtin vend ku vendosen flamurët e tjerë.”

Për të ndihmuar kryeministrin dhe stafin e tij: secila nga krahët e shqiponjës ka nëntë pendë, ndërsa bishti ka shtatë pendë. Përmasat janë përcaktuar në raportin 1 me 1,4 njësi (ose ndryshe me raportin 5 me 7 njësi)./Oranews

Lexo më shumë  Kosova do të hapë fabrikën e prodhimit të municionit dhe dronëve. Kurti: Sot hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *