Lajme

Lajmi i Fundit/ Autoriteti i Konkurencës në Kosovë nis hetime ndaj Balfin Group të Samir Manes lidhur me shitblerjen e Ferronikelit

Autoriteti i Konkurencës i Republikës së Kosovës ka njoftuar se Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka mbajtur këtë javë mbledhje dhe me këtë rast ka nxjerr Konkluzion për fillimin e procedurës hetimore kundër ndërmarrjes Balfin Group Sh.p.k, në pronësi të biznesmenit nga Shqipëria Samir Mane lidhur me mosparaqitje të kërkesës për lejimin e përqendrimit mbi shitblerjen e aksioneve të NKL Limited – NewCo Ferronikeli Complex LLC, në sektorin e metaleve dhe minierave,

Sipas njoftimit, Autoriteti i Konkurencës ka konstatuar se , Transaksionet/blerjet nëse janë realizuar, pa e dorëzuar njoftimin e detyrueshëm për qëllimin e përqendrimit sipas Ligjit 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës, paraqet formë të kufizimit ose shtrembërimit të konkurrencës nga ndërmarrjet në territorin e Republikës së Kosovës ose jashtë territorit, nëse veprimet e tyre kanë efekt në tregun e Republikës së Kosovës.

Autoritetit njofton se, Fillimi i procedurës për hetimin e çrregullimit të konkurrencës, ka për qëllim sqarimin e fakteve dhe në këtë mënyrë vërtetimin e shkeljes së pretenduar.

Po ashtu, në mbledhjet e komisionit janë marrë edhe katër vendime (Konkluzione të veçanta për mos fillimin e procedurave hetimore dhe një konkluzioni me të cilin i aprovohet kërkesa për lejimin e palës në procedurë) që lidhen me veprimtarinë bazë të Autoritetit të Konkurrencës, veçanërisht me vendimmarrjen për zbatimin e ligjit, thuhet në njoftimin e Autoritetit të Konkurencës

Lexo më shumë  Paratë e Milan Radojiçiqit pothuajse kushtojnë jetën e studentëve serbë

Njoftimi i plotë:

Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës Njofton opinionin, se me datën 17.03.2023 dhe 22.03.2023, Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka mbajtur mbledhje dhe me këtë rast ka nxjerr Konkluzion për fillimin e procedurës hetimore kundër ndërmarrjes Balfin Group Sh.p.k, lidhur me mosparaqitje të kërkesës për lejimin e përqendrimit mbi shitblerjen e aksioneve të NKL Limited – NewCo Ferronikeli Complex LLC, në sektorin e metaleve dhe minierave. Autoriteti ka analizuar kushtet e tregut të konkurrencës dhe duke vepruar sipas detyrës zyrtare, vlerësimin e përqendrimit ku pjesëmarrësit në përqendrim nuk parashtrojnë kërkesë për lejimin e përqendrimit nga neni 13. Autoriteti njofton se, Transaksionet/blerjet nëse janë realizuar, pa e dorëzuar njoftimin e detyrueshëm për qëllimin e përqendrimit sipas Ligjit 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës, paraqet formë të kufizimit ose shtrembërimit të konkurrencës nga ndërmarrjet në territorin e Republikës së Kosovës ose jashtë territorit, nëse veprimet e tyre kanë efekt në tregun e Republikës së Kosovës. Kontrolli i bashkimeve synon të parandalojë shtrembërimet e konkurrencës dhe synon të parandalojë efektet anti konkurruese përpara se ato të ndodhin (ex ante). Autoritetit njofton se, Fillimi i procedurës për hetimin e çrregullimit të konkurrencës, ka për qëllim sqarimin e fakteve dhe në këtë mënyrë vërtetimin e shkeljes së pretenduar. Po ashtu, në mbledhjet e komisionit janë marrë edhe katër vendime (Konkluzione të veçanta për mos fillimin e procedurave hetimore dhe një konkluzioni me të cilin i aprovohet kërkesa për lejimin e palës në procedurë) që lidhen me veprimtarinë bazë të Autoritetit të Konkurrencës, veçanërisht me vendimmarrjen për zbatimin e ligjit, Gjithashtu, Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës miratoi edhe 2 akte nënligjore (Rregulloren për procedurat hetimore të Autoriteti të Konkurrencës dhe udhëzuesin për mbajtjen e seancave dëgjimore të Autoritetit të Konkurrencës) të parapara me ligjin për mbrojtjen e konkurrencës. Me respekt, Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës 23.03.2023

Lexo më shumë  Tentuan kalimin ilegal të kufirit, pesë shtetas të Serbisë u shoqëruan në polici

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *