Bota

‘Kush e vizioti Mariupolin, Putini apo sozia?’ – pas fotografive, tani edhe një video është bërë virale në mediat sociale në Rusi

Një video po bëhet virale në mediat sociale ruse duke pretenduar se Vladimir Putini po mashtron njerëzit e tij duke përdorur sozi të shumta për udhëtime që ai nuk dëshiron të bëjë.

Aty përmendet edhe pretendimi se i vetmi udhëtim i presidentit të Kremlinit deri më tani në territorin e pushtuar rishtazi në Mariupol është kryer nga një sozi dhe pyet: ‘Kush po e sundon Rusinë?’.

Lexo më shumë  Dokumente të rreme: Si Rusia po përpiqet të mashtrojë me identitetin e ushtarëve të Koresë së Veriut

Është e paqartë se kush e ka bërë videon, por duket se synon të arrijë rusët që mbështeten në mediat shtetërore besnike për lajmet e tyre, shkruan DailyMail.

Pamjet shtrojnë pyetjen: ‘Kush e vizitoi Mariupolin?’.

Aty thuhet: “Specialistët kohë më parë vunë re se dallimet mes tij dhe të trupit të presidentit rus. Një shenj vesh të Putinit ndryshon vazhdimisht. Ashtu si një nishan i vogël në fytyrën e tij.

“Njëri nga Putinët ka rrudha të drejta në fytyrë, tjetri ka [rrudha] të vogla dhe të ndërprera”.

“Kjo është e pamundur edhe nëse ai do të kishte përdorur botoks”.

Ato vijnë pasi zyrtari i Kievit, Anton Gerashchenko postoi tre imazhe të mjekrës së Putinit dhe vuri në dyshim nëse ato i përkisnin të njëjtit njeri.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *