Bota

Vaksinat bëhen të detyruara me ligj, Franca “ngrihet” kundër Macron/ Makina të djegura në protestat masive në Paris

Parisi është “zgjuar” mes protestave massive kundër ligjit të ri që bën të detyrueshme vaksinat e Covid-19 për punonjësit e shëndetësisë, dhe kërkon pasaporta vaksine për ata që duan të hyjnë në bare e restorante.

Në Ditën e Bastijës qindra pronarë kafesh, prindër e punonjës shëndetësie dolën në rrugë duke thirrur “Liri! Liri!’ si një kundërpërgjigje ndaj masave të reja të presidentit Macron, të prezantuara kësaj jave.

Turma e madhe e njerëzve u përplas me policinë të veshur me antiplumb që lëshoi gaz lotsjellës për të ndalur grupet. Protesa është nxjehur teksa disa nga protestuesit dogjën një ekskavator dhe përmbysën kazanët e mbeturinave.

Lexo më shumë  Hungaria do t'i ishte dorëzuar Rusisë në rast se do ishte sulmuar, thotë ndihmësi kryesor i Orbanit

Presidenti Macron kishte premtuar në Prill se pasaportat e vaksinave ‘nuk do të përdoren kurrë për të përçarë francezët’. Por duket se tani ai ka ndërruar mendje teksa ka kërkuar që sallat e koncerteve, baret e restorantet të kërkojnë provë vaksinimi ose test negativ PCR, për të rritur kështu numrin e vaksinimeve në vend.

Sipas raportimeve kufizimet do bëhen edhe më strikte  në gusht me kërkesa të ngjashme për transportin publik, shtëpitë e kujdesit, baret e restorantet.

Nga 15 shtatori në Francë kërkohet që të gjithë punonjësit e shëndetësisë të jenë të vaksinuar.Macron ka thënë se  masat e tij janë të nxitura nga këshillat e mjekëve dhe jo një tekë personale e tij.

Duke folur kësaj jave, Macron tha: “Nëse nuk veprojmë sot, numri i rasteve do të vazhdojë të rritet”.

Por kritikët dënojnë presidentin për diferencimin e një pjese të popullatës  nga tjetra komplet duke shkelur të drejtat e saj me bazë diskriminimin ndaj atyre që nuk e  kanë bërë apo nuk duan ta bëjnë vaksinën.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *