“S’du me ditë!”, thërret opozita
Nga Hysamedin Feraj
“S’du me ditë!”, thërret opozita.
“Zajednica jonë dhe Asocacioni i Albinit janë e njëjta gjë”.
Duam vetëm të bindeni tashmë se Albin Kurti është si ne!.
■ Është e pamundur t’i mësohet ndonjë gjë dikujt që nuk do me ditë. As dikujt që gjithë dijen e vet e redukton në “mençurinë” popullore: “Ali Hoxha dhe hoxhë Alia, janë identikë!”.
▪︎ Sigurisht, kushdo e di dhe njeh ndonjë Ali me mbiemrin Hoxha, por që nuk është hoxhë (nuk mund t’i atribuohet predikati “hoxhë”), dhe njeh ndonjë hoxhë që e ka emrin Ali. E di se thjeshtë fjala “hoxhë” nuk tregon doemos as identitet numerik, as identitet cilësor të tyre. Por, për motive të ndryshëm, “nuk do t’ia di!”.
▪︎ Kushdo e di se, sado të “padrejta” ndaj nesh, Asocacioni si produkt i SHBA-ve dhe BE-së nuk mund të jetë identik, numerikisht as cilësisht, me Zajednicën si produkt kulluar i Serbisë. Jo pa identifikuar e barazuar SHBA-të dhe Be-në me Serbinë, dhe Albinin me Hashimin dhe Isën. Ndërkaq, përfundimet e nxjerrur nga premisa të rreme, janë të rremë ose vet ose premisat, por në çdo rast nuk është gjykim logjikisht i vlefshëm. Por, opozita “s’do me ia ditë as për logjikën dhe ligjet e saj universalë e të domosdoshëm!”. Kryesorja është ta identifikojë Albinin me Hashimin e Isën, po aq rrjeshëm sa identifikimin e SHBA-ve dhe BE-së me Serbinë e Vuçiqin.
■ Gjithsesi, në Kosovë i erdhi dita “filozofisë së gjuhës” dhe “filozofisë analitike”, që gati sa nuk e reduktuan filozofinë në “kthjellim konceptesh”. Që kanë përsëritur se sinonimet nuk janë sinonime absolut pasi kanë nuanca kuptimore; se bota shtrihet deri ku shtrihet gjuha, dhe se gjuha jo vetëm përshkruan botën, por krijon botë, se vetë nuancat e sinonimeve po ashtu krijojnë perspektiva dhe botë; shkurt: gjëja ekziston kur i vihet një emër, dhe zhvendosja në emër zhvendos vetë gjënë, etj. Por edhe këta mund të dalin të të pafuqishëm ndaj kujtdo që “s’do me ditë”, dhe ka për moto “më intereson padituria e leverdishme!”.
Nuk besoj se populli do t’i ngre edhe një herë piedestal paditurisë.
Rruga Press