Sport

Kombëtarja përgatitet për Poloninë, kuqezinjtë optimistë për sfidën e parë të Euro 2024

 Kombëtarja shqiptare ka nisur përgatitjet për sfidën e parë të kualifikueseve të Euro 2024, atë me Poloninë. Anis Mehmeti, një nga prurjet e reja të Sylvinhos në Kombëtare, në një  konferencë për shtyp nga ambientet e Shtëpisë së Futbollit në kryeqytet tha se është gati që cilësitë që ka t’i vërë në dispozicion të skuadrës.

Anis Mehmeti:

“Shkojmë në Poloni me synimin për të fituar. Kemi lojtarë shumë të fortë, që luajnë në skuadra të mira, ndaj duam të marrim tre pikët. I dimë vlerat e kundërshtarit, por ne shohim vetëm lojën tonë. Jemi gati të bëjmë lojën tonë, për të marrë maksimumin.”

Lexo më shumë  “Do ishte festë globale për të gjithë shqiptarët”, Stakosha flet për FIFA-n: Ndaj Polonisë është një finale, besojmë

Ndërsa Myrto Uzuni theksoi se tekniku brazilian bën ndeshje sulmuese, ndaj dhe në Varshavë do të bëjnë lojë ofensive.

Myrto Uzuni:

“Jam shumë i lumtur që jam thërritur në Kombëtare. Pozicioni që më pëlqen më shumë në fushë është në qendër, pra qendërsulmues, aty mendoj se shënoj më shumë gola.”

Shqipëria do nisë eliminatoret në transfertë me sfidën ndaj Polonisë, ndeshje që do të luhet në datën 27 mars në Poloni.

Lexo më shumë  Sylvinho për mediat braziliane: Shqiptarët janë të jashtëzakonshëm, kemi bërë punë të shkëlqyer

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *