Lituania bën thirrje që Rusia të shpallet shtet tērrōrist
Të martën, Parlamenti i Lituanisë miratoi një rezolutë që u bën thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që ta shpallin Rusinë shtet terrorist,
Kjo rezolutë u mbështet nga 114 deputetë në Parlamentin e Lituanisë prej 141 vendesh, ka raportuar transmetuesi shtetëror “LRT”.
“Para së gjithash, ne i bëjmë thirrje BE-së dhe vendeve të saj anëtare që të punojnë së bashku për të zgjeruar kuadrin ligjor të unionit për të njohur shtetet që sponsorizojnë terrorizmin dhe përdorin mjete terroriste dhe ne bëjmë thirrje për të siguruar zbatimin e politikës së sanksioneve të BE-së”, ka raportuar “LRT”.
Rezoluta përfshin ngritjen e çështjes së “përgjegjësisë së Rusisë për krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit ose gjenocidin në Ukrainë”, si dhe “njohjen e Rusisë si një shtet që sponsorizon dhe kryen terrorizmin”.
Parlamenti i Lituanisë majin e kaluar e etiketoi Rusinë një “vend terrorist” pasi filloi pushtimin në tokën ukrainase.
Rruga Press