Argument

Raporti i DASH godet ashpèr Serbinë për diskriminimin sistematik shtetëror ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Nga Shaip Kamberi

Departamenti i Shtetit të SHBA-ve në Raportin për Praktikat e të Drejtave të Njeriut për vitin 2022 ka potencuar diskrimiminim etnik të shqiptarëve në sferat jetike.

Në Raportin për Serbinë, në seksionin me titull “Dhuna dhe Diskriminimi Sistemik Racor apo Etnik” (faqe 30-32), raporti godet ashpër Serbinë për diskriminimin sistematik shtetërorë e institucional që, ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, po zbatohet ndër vite.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

“Shqiptarët etnikë ishin subjekt i diskriminimit dhe papunësisë… Qeveria padrejtësisht i bëri shqiptarët subjekt të pasivizimit për të zvogëluar numrin e shqiptarëve etnikë që jetojnë në Serbi,” thekson Raporti i DASH.

“Aplikimi i këtij ligji per të targetuar shqiptarët nënkupton spastrim etnik përmes masave administrative,” siç është potencuar edhe në raportin e Komisionit të Helsinkit të Serbisë, vazhdon tutje Raporti, duke potencuar se “autoritetet serbe duhet ndaluar të gjitha praktikat diskriminuese ndaj minoriteteve etnike,” përfshirë këtu edhe “gjuhën fyese e të urrejtjes,” kryesisht të përdorur publikisht nga zyrtarët shtetëror serb sikurse shefi i Shërbimit serb të intelegjencës (BIA) A. Vulin.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Raporti i DASH nënvizon edhe çështjen e nënpërfaqësimit të të shqiptarëve nëpër institucionet publike e shtetërore, që është forma më e vrazhdë e diskriminimit dhe mosrespektimit të obligimeve ndaj komunitetit shqiptar, të cilat serbia i aka marrë me tre marrëveshjet e nënshkruara me përfaqësuesit shqiptarë: 2001, 2009 dhe 2013.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *