Bota

Shpërthime të fuqishme në Krime, ukrainasit kryejnë sulme me dronë kamikazë mbi bazën ajrore ruse Dzhankoy

Nëpër rrjetin social rus Telegram, kanë filluar të qarkullojnë video të ndryshme për disa sulme me dronë kamikaz në Krimenë e aneksuar nga rusët.

Sipas banorëve të atjeshëm, ka pasur një sërë shpërthimesh që më pas janë përcjellë me shkrepje të shumta të plumbave.

Në anën tjetër forcat ukrainase kanë bërë të ditur se kanë kryer një sulm mbi bazën ajrore ruse Dzhankoy – duke përdorur dronët kamikazë.

Lexo më shumë  Pas fitorës së raundit të parë të zgjedhjeve nga kandidati anti-Nato, Presidenti i Rumanisë mbledh Këshillin e Lartë të Mbrojtjes për cënimet e sigurisë nga Tiktok-u

Një video amatore shfaq momentin kur ndodhë një shpërthim u fuqishëm dhe në qiell ngritet një “top i zjarrtë”.

Ndryshe presidenti ukrainas nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, ka deklaruar se nuk do të heqin dorë për asnjë moment nga Krimea dhe se do të bëjnë të pamundurën që ta rikthejnë nën kontrollin e tyre.

E presidenti rus një ditë më parë vizitoi Krimenë për të shënuar 9-vjetorin e aneksimit nga Ukraina.

Rruga Press

Lexo më shumë  Qeveria pro-ruse gjeorgjiane pezullon negociatat me BE-në, shpërthejnë protestat në Tbilisi
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *