Autoritetet iraniane të pamëshirshme/ Rrāhin dhe përdhūnōjñë fëmijët e burgosur, reagon ‘Amnisty Interantional’
Autoritetet iraniane kanë përdorur metoda torture duke përfshirë dhe dhunë seksuale ndaj fëmijëve të burgosur si pjesë e një goditje ndaj protestave të fundit, sipas grupit të të drejtave “Amnesty International”.
“Alarmuese! Forcat e sigurisë kanë kryer akte të tmerrshme torture, suke përfshirë rrahje, goditje elektrike, përdhunime ndaj fëmijëve protestues, të cilët janë deri në moshën 12 vjeçare. Kjo bëhet për të shuar përfshirjen e tyre në protestat mbarëkombëtare”, thuhet në deklaratën e Amnesty.
Drejtoresha rajonale e Amnystu, Diana Eltahaaëy tha se “dhuna e Iranit kundër fëmijëve ekspozon strategjinë e qëllimshme për të shtypur shpirtin e gjallë të të rinjve të vendit dhe për t’i ndaluar ata të kërkojnë të drejtat e tyre”.
Amnesty “mori dëshmi nga viktimat dhe familjet e tyre, si dhe dëshmi të mëtejshme mbi kryerjen e gjerë të torturës kundër një numri fëmijësh nga 19 dëshmitarë okularë, duke përfshirë dy avokatë dhe 17 të burgosur të rritur që mbaheshin përkrah fëmijëve”, tha grupi i të drejtave të njeriut.
Protestat u ndezën fillimisht nga vdekja e 22-vjeçares iraniane Mahsa Amini, e cila vdiq më 16 shtator 2022, pasi u ndalua nga policia morale e vendit.
Sipas Amnesty, Irani ka pranuar se ka arrestuar më shumë se 22,000 njerëz gjatë protestave, por nuk ka specifikuar se sa prej tyre ishin fëmijë. Grupi vlerëson se mijëra fëmijë mund të jenë në mesin e të arrestuarve.
Rruga Press