Bota

SHBA, Yellen: Sistemi bankar amerikan mbetet i sigurt

Sistemi bankar amerikan mbetet i qëndrueshëm dhe i sigurt pavarësisht falimentimit të “Silicon Valley Bank”, javën e kaluar, njoftoi dje në mbrëmje ministrja e Departamentit të Thesarit në SHBA, Janet Yellen.

“Sistemi ynë bankar mbetet i sigurt dhe amerikanët mund të ndihen të sigurt se depozitat e tyre do të jenë aty kur të kenë nevojë”, tha Yellen.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Gjatë një seance dëgjimore në Kongres, Yellen tha se parashikohet një sistem financiar i sigurt pavarësisht një jave të paqëndrueshme për aksionet bankare pasi rregullatorët amerikanë morën kontrollin e bankës, që u fokusua në start-up-et e teknologjisë.

Qeveria amerikane dhe banka qendrore e Rezervës Federale bën disa ndryshime gjatë fundjavës për të garantuar depozitat dhe për të ofruar financim për bankat pas falimentimit të “Silicon Valley Bank”, dështimi më i madh i bankës në SHBA që nga kriza financiare e vitit 2008.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Megjithatë, investitorët mbeten ende te shqetesuar për tregjet e paqëndrueshme në bursë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *