Bota

Kuleba: Ukraina do t’i mbajë mend shtetet që e mbështetën

Shtetet që “keqtrajtuan Ukrainën” do të mbajnë përgjegjësi pas përfundimit të luftës, ka paralajmëruar ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Në një intervistë për BBC-në, ai tha se zgjedhja e bërë nga çdo komb pas pushtimit të Rusisë do të “merret parasysh në ndërtimin e marrëdhënieve të ardhshme”.

Ai paralajmëroi gjithashtu se vonesat e dërgesave të armëve perëndimore do të kushtonin jetë ukrainase.

“Nëse një dërgesë shtyhet për një ditë, do të thotë se dikush do të vdesë në vijën e parë”, tha ai.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Edhe pse Ukraina ka marrë mbështetje ushtarake dhe ekonomike nga fuqitë perëndimore që nga pushtimi i Rusisë, shumë vende në Afrikë, Azi dhe Amerikën e Jugut kanë qëndruar mënjanë.

Disa janë historikisht dashamirës ndaj Rusisë, disa janë të shqetësuar për kostot ekonomike të luftës dhe të tjerë besojnë se Perëndimi po i zgjat luftimet në mënyrë të panevojshme.

Por Kuleba e bëri të qartë se vendet që dështuan ta mbështesin Ukrainën tani – ato, tha ai, të cilat ishin “sjellë keq në rrjedhën e kësaj lufte dhe keqtrajtuan Ukrainën”, do të paguanin një çmim në të ardhmen.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

“Lufta është një kohë kur ju duhet të bëni një zgjedhje. Dhe çdo zgjedhje është regjistruar”.

Kuleba ka thënë se aleatët perëndimorë nuk po i jepnin ushtrisë ukrainase mbështetje të shpejtë sa duhet.

“Duam partnerë që veprojnë më shpejt”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *