Lajme

Sveçla: Epoka e keqpërdorimit të detyrës zyrtare në kurriz të qytetarëve ka përfunduar

Gjatë ditës së sotme Prokuroria Themelore në Pejë ka urdhëruar Policinë e Kosovës të ndërmarrin aksion bastisje ndaj kompanisë së pastrimit “Ambienti”, nën dyshimet për keqpërdorim të pozitave zyrtare, kryesisht nga bordi i kësaj ndërmarrjeje.

Këtë e ka bërë të ditur vet ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili ka thënë se vendi ynë nuk do të jetë më zonë e rehatisë për asnjë individ apo grup që cenon jetën dhe mirëqenien e qytetarëve tanë e sigurinë e vendit tonë. Secili kryes i çdo lloj aktiviteti ilegal do të ballafaqohet me drejtësinë.

Lexo më shumë  Konjufca: Dhuna ndaj grave nuk luftohet vetëm me institucione

“Epoka e tolerimit të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe pasurimit në kurriz të qytetarëve ka përfunduar”, ka shkruar Sveçla.

Postimi i plotë:

Epoka e tolerimit të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe pasurimit në kurriz të qytetarëve ka përfunduar.

Njësiti policor kundër krimeve ekonomike sot ka zhvilluar operacion në Kompaninë e Pastrimit “Ambienti” në Pejë. Bordi i kësaj ndërmarrje publike dhe zyrtarë të tjerë, 7 nga të cilët tashmë ndodhen në paraburgim, janë subjekt i hetimit për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe si çdo kush tjetër, do të japin llogari para drejtësisë për çdo keqpërdorim dhe dëm të shkaktuar.

Vendi ynë nuk do të jetë më zonë e rehatisë për asnjë individ apo grup që cënon jetën dhe mirëqenien e qytetarëve tanë e sigurinë e vendit tonë. Secili kryes i çdo lloj aktiviteti ilegal do të ballafaqohet me drejtësinë.

Rruga Press

Lexo më shumë  Zgjedhjet e 9 shkurtit, Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen dhe të shfrytëzojnë të drejtën për të votuar në ambasada ose konsullata
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *