Lajme

KAS rrëzon Celibashin, i hap rrugë regjistrimit të grupit Alibeaj në zgjedhje

KAS ka marrë vendimin për regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 Majit. Relatori i çështjes, Koli Bele, tha se Partia Demokratike të dorëzojë deklaratat e firmosura nga kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj.

Relatori Koli Bele tha se vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe se KQZ duhet të regjistrojë PD-në e Alibeajt.

“Në emër të KQZ, KAS me shumicë votash vendosi:

Pranimin e pjesshëm të kërkesës ankimore 32 të ankuesit PD me përfaqësues Indrit Sefa.

PD të depozitojë në KQZ dokumentacionin si më poshtë:

Deklaratën me të dhënat për nënrkeytarin Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar deklaratën e angazhimit solemn të nënshkruar nga nënkryetari Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar.

Lexo më shumë  Hiqet masa e arrestit në shtëpi për kreun e opozitës Sali Bershia

Detyrimin e Komisionerit të regjistrojë subjektin zgjedhor PD me nënkryetar Enkelejd Alibeajn në cilësinë e kryetarit të komanduar të partisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, u shpreh ai.

Alibeaj njihet si përfaqësues i Partisë Demokratike dhe kjo forcë do të jetë PD-ja që do të përfshihet në zgjedhjet lokale të majit 2023.

KQZ fillimisht nuk e regjistroi grupin e Alibeajt dhe Lulzim Bashës duke kërkuar që kreu zyrtar i PD-së, që figuron në Gjykatë, i cili është Lulzim Basha, të paraqiste një dokument të firmosur prej tij në datën e saktë të zgjedhjeve dhe të rifreskonte delegimin që i kishte bërë Enkelejd Alibeajt duke e kthyer pas regjistrimin e kësaj partie.

Lexo më shumë  Në shënimin e 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Kurti: Sot e kemi shumë të lehtë të jemi bashkë

Por ishte KAS më pas, i cili e riktheu tek Ilirjan Celibashi ankimimin që bëri Alibeaj në këtë strukturë duke theksuar se drejtuesi i KQZ-së duhet të dilte me një vendim.

Pas daljes të vendimit u krye ankimimi në KAS dhe sot grupi Alibeaj me Lulzim Bashën kryetar në Gjykatë, u regjistrua për zgjedhjet vendore të majit 2023.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *