Bota

ShBA-ja sanksionon tre persona në Bosnjë e Hercegovinë, njëri prej tyre në administratën e Republikës Serpska

Departamenti amerikan i Thesarit në SHBA i vendosi sanksione tre personave në Bosnjë, për, siç thuhet, kërcënim ndaj sundimit të ligjit, qëndrueshmërisë rajonale dhe aspiratave të atyre që kërkojnë qeverisje funksionale demokratike.

Departamenti i Thesarit tha se Osman Mehmedagiç, ish-drejtor i përgjithshëm i Agjencinë së Sigurisë dhe Zbulimit të Bosnjës e Hercegovinës, keqpërdori një kompani telekomunikacioni në pronësi të qeverisë për të mirën e Partisë për Veprim Demokratik. Gjithashtu ka informacione të besueshme se Osman Mehmedagiç ka bashkëpunuar me rrjete kriminale për përfitime personale dhe partiake.

Kjo veprimtari, thuhet në njoftimin e Departamentit të Thesarit të SHBA, pasqyron një model të sjelljes se Osman Mehmedagiçit dhe Partisë për Veprim Demokratik, për të përdorur postet dhe autoritetin për përfitime personale dhe partiake.

Departamenti i Thesarit tha se Dragan Stankoviç, drejtor i Administratës së Republikës Serbe për çështje pronësore juridike ishte përgjegjës për një përpjekje flagrante për të uzurpuar pronën e Bosnjës dhe Hercegovinës në territorin e Republikës Serbe në kundërshtim me vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe një vendimi të vitit 2005 të Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë.

Lexo më shumë  Ministri i mbrojtjes italiane: Sulmet ndaj civilëve të Gazës nuk mund të justifikohen më

Përpjekjet e Dragan Stankoviçit për të miratuar këtë legjislacion antikushtetues pasqyrojnë pretendimet e rreme të bëra nga presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik dhe udhëheqësve të tjerë të këtij entiteti për këtë çështje.

Departamenti i Thesarit në SHBA sanksionoi edhe shtetasin Edin Gaçanin, si një trafikantët më famëkeq të narkotikëve në botë. Përveç përpjekjeve për trafikimin e narkotikëve nëpër vende të ndryshme, karteli i Edin Gaçaninit është përfshirë në pastrim parash dhe është i lidhur me Grupin e Krimit të Organizuar Kinahan, i cili më parë ishte sanksionuar nga Thesari për rolin e tij si një organizatë e rëndësishme kriminale ndërkombëtare.

Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar dhjetëra persona në Bosnjë dhe Hercegovinë përfshirë presidentin e Republikës Serbe, Milorad Dodik, “për aktivitete korruptive” dhe “kërcënim të vazhdueshëm ndaj qëndrueshmërisë dhe tërësisë tokësore të Bosnjës dhe Hercegovinës”.

Lexo më shumë  Tajvan, rriten tensionet, dhjetëra avionë dhe anije luftarake kineze vendosen rreth ishullit

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se Shtete e Bashkuara si garantuese të Marrëveshjes së Paqes “janë të përkushtuara për të luftuar korrupsionin endemik, kërcënimet ndaj autoritetit shtetëror të Bosnjës dhe përhapjen e drogave të paligjshme dhe krimit të organizuar, që kërcënojnë orientimin euro-atlantike të Bosnjës e Hercegovinës. Ne mbetemi të palëkundur në mbështetjen tonë për popullin e Bosnjës e Hercegovinës dhe institucionet demokratike të vendit”.

Pas luftës së viteve të 90-ta, që la pas vetes mbi 100 mijë të vrarë, Bosnja u nda në dy entitete autonome, Republika Serbe dhe Federata e dominuar nga boshnjakët dhe kroatët, të lidhura nga një qeveri e dobët qendrore në Sarajevë.

Sekretari Blinken tha se Shtetet e Bashkuara krahas mbështetjes së reformave nxisin llogaridhënien për veprimet e atyre që dëmtojnë institucionet demokratike dhe çojnë përpara agjendën e tyre për përfitime politike dhe personale në kurriz të paqes dhe qëndrueshmërisë në Ballkanin Perëndimor.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *