Bota

Tre diktatorë në mbështetje të të katërtit/ Pas Kim Jong-unit dhe Lukashenkos, edhe Assadi përkrah Putinit

Presidenti sirian, Bashar al-Assad shprehu mbështetjen e tij për Rusinë në luftën në Ukrainë gjatë bisedimeve me homologun e tij rus, Vladimir Putin, të mërkurën në Kremlin.

Gjatë një takimi televiziv, Assadi tha se Rusia po luftonte kundër neo-nazistëve dhe “nazistëve të vjetër”, të cilët Perëndimi i kishte marrë pas vetes dhe tani po i mbështet.

Si Kievi, ashtu edhe Perëndimi thonë që akuzat ruse se Ukraina është bërë një vatër e nazizmit dhe “rusofobisë” janë pretekst i pabazë për një luftë të paprovokuar agresioni në Ukrainë.

Lexo më shumë  Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar

Bisedimet midis dy liderëve pritej të përqëndroheshin në rindërtimin e Sirisë pas një kryengritjeje 12-vjeçare të shndërruar në luftë civile.

Takimi i së mërkurës vjen në përvjetorin e luftës civile që ka vrarë rreth 500,000 njerëz dhe ka zhvendosur gjysmën e popullsisë së vendit të paraluftës.

Putini ka siguruar mbështetjen e shumë pak aleatëve ndërkombëtarë.

Në një votim në OKB të mbajtur rreth përvjetorit të parë të luftës muajin e kaluar, shtatë vende votuan kundër një rezolute që bënte thirrje për përfundimin e luftimeve dhe tërheqjen e menjëhershme të Rusisë nga Ukraina.

Lexo më shumë  Raketat amerikane Atacms i shkaktojnë Rusisë humbjen e rëndësishme

Ata ishin Bjellorusia, Siria, Eritrea, Koreja e Veriut, Mali, Nikaragua dhe, natyrisht, vetë Rusia.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *