Lajme

Partia e Lirisë regjistrohet sot si koalicion në KQZ, zbulohen 3 partitë e tjera

Partia e Lirisë pritet të depozitojë sot në KQZ kërkesën për t’u regjistruar si koalicion në zgjedhjet lokale. Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se pjesë e koalicionit do të jenë dhe 3 parti të tjera, Partia Demokristiane, Balli Kombëtar dhe PBDNJ e Vangjel Dules.

Bëhet me dije se kandidatët e dalë nga primaret e Rithemelimit pritet të garojnë në logon e përbashkët të këtij koalicioni.

Lexo më shumë  “Paralizohet” Tirana/ Tension dhe përplasje, çfarë ndodhi gjatë protestës së opozitës

Regjistrimi në KQZ pritet të bëhet këtë të mërkurë një ditë përpara afatit që lejon ligji për regjistrimin e koalicioneve zgjedhore.

Regjistrimi i kandidatëve të primareve në koalicion, vjen pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të mos i dhënë ish-kryeministrit Berisha logon e Partisë Demokratike.

Duke qenë se edhe KQZ ka refuzuar të njoh Rithemelimin si organin drejtues të PD-së, zgjidhja e gjetur nga ish-kryeministri Berisha është hyrja në zgjedhje në kualicion me PL-në, PDK-në, Ballin Kombëtar dhe PBDNJ-në.

Lexo më shumë  Dëshmitë e krimit: Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *