Bota

Komandanti i lartë i NATO-s informon aleatët për rrëzimin e dronit amerikan nga avioni rus në Det të Zi

Një komandant i lartë ushtarak nga Aleanca e Atlantikut të Veriut ka informuar aleatët perëndimorë për incidentin e raportuar mbi Detin e Zi sot.

Gjenerali Christopher Cavoli thuhet se ka informuar të 30 vendet anëtare për situatën, në të cilën një dron MQ-9 Reaper u rrëzua në ujërat ndërkombëtare.

“Gjenerali (Christopher) Cavoli ka informuar aleatët e NATO-s për incidentin sot”, ka thënë një zyrtar.

Lexo më shumë  Foshnja palestineze ngrin për vdekje në Gaza, ndërsa Izraeli vazhdon të bllokojë ndihmat

Forcat ajrore amerikane thanë se një avion luftarak rus Su-27 kishte goditur helikën e dronit të vëzhgimit të martën, duke shkaktuar rrëzimin e tij.

Incidenti u dënua si “i pamatur” nga ushtria amerikane.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *