Bota

SHBA-ja, Britania e Madhe e Australia arrijnë marrëveshje për nëndetëset me energji bërthamore

SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Australia kanë arritur një marrëveshje për siguri, të njohur si “Aukus”. Ndër të tjera me këtë marrëveshje Australia do të furnizohet me nëndetëse që janë me energji bërthamore.

Shtetet do të bashkëpunojnë edhe në ndërtimin e nëndetëseve të reja me energji bërthamore.

“Dua të jem i qartë për të gjithë. Këto nëndetëse nuk janë të armatosura me armë bërthamore por funksionojnë me energji bërthamore. Australia është një shtet krenar pa armë bërthamore dhe është e përkushtuar të qëndrojë e tillë”, ka thënë presidenti i SHBA-së, Joe Biden, raporton BBC.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Biden ka konfirmuar se SHBA-ja do t’i dërgojë tri nëndetëse të klasit Virginia për në Australi, ndërsa do të shesë potencialisht edhe dy tjera nëse duhet.

Biden thotë se synimi përfundimtar është të ndërtohet diçka e re së bashku – ai e quan SSN-Aukus – një nëndetëse e re që funksionon me energji bërthamore, e cila kombinon dizajnin e nëndetëseve britanike me teknologjinë amerikane.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

SHBA-ja do të shpenzojë 4.6 miliardë dollarë në vitet e ardhshme që të përmirësojë kapacitetet për ndërtimin e nëndetëseve dhe të përmirësojë ato për mirëmbajtjen e klasit Virginia SSN.

Po ashtu kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, ka thënë se Britania e Madhe do të shpenzojë afro 5 miliardë funte për mbrojtje.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *