Lajme

Privatizimet e pronave të ushtrisë, Xhaçka del pas dy orësh nga SPAK

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka është paraqitur këtë të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për t’u marrë në pyetje në cilësinë e personit që ka dijeni në lidhje me privatizimin e bazave detare të ushtrisë.

Xhaçka u mor në pyetje për rreth dy orë dhe zgjodhi të mos jepte asnjë prononcim për mediat në daljen e saj nga organi i akuzës.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Teksa po hynte në ambientet e SPAK, Xhaçka pati një koment të shkurtër për mediat duke deklaruar se nuk ka shkelur asnjëherë ligjin, por mbetet në dispozicion të drejtësisë për çdo çështje që është nën hetim.

“Padiskutim që unë jam në dospozicion të drejtësisë, kjo është arsyeja pse ne kemi punuar, luftuar dhe votuar që të gjithë jemi në dispozicion të drejtësisë, për t’u pyetur dhe për t’u kthyer përgjigje për ato çështje që duhet të hetohen. Unë nuk bëj përjashtim edhe në funksionin që kam. Është e mirëseardhur dita kur do të marrin fund shpifjet për përdorimin e aseteve për arsye elektorale, por edhe alarmi fals që asete që kanë qëndruar mes ndryshqeve do të kthehen në asete me vlerë si rasti i Sarandës. Nuk ka patur asnjëherë asnjë shkelje ligji”, tha Xhaçka.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *