Lajme

Denoncimi/ Avioni i “Wizzair” pëson defekt në ajër! Merr flakë motori i djathtë, qëdron një orë mbi Shkodër

Një avion i kompanisë “Wizzair” ka pësuar defekt të rëndë në ajër para katër ditësh.

Denoncimi për këtë defekt është bërë nga gazetari Arben Manaj, i cili njofton se konkretisht bëhet fjalë për avionin e nisur aeroporti i Lutoni më 6 mars për në Rinas.

Manaj shkruan në rrjetet sociale se motori i krahut të djathtë ka marrë flakë gjatë fluturimit dhe gjithë tymi është futur në kabinë.

Sipas tij, avioni ka qëndruar për një orë në ajër mbi Shkodër me dritat e emergjencës, derisa është ulur në Rinas

Lexo më shumë  Rama nuk di ku të çojë paratë/ Sufiçiti i buxhetit arrin në mbi 720 milionë euro

“’British Airways’ nga Tirana në Londër me vonesë për shkak të një defekti dhe britanikët kanë nderuar avionin!

Ndërkohë një bashkëudhëtar, i cili sot do udhëtojë me British Airways, si unë, për arsyen e mëposhtme, më thotë se i ardhur nga Londra në datën 6 Mars me linjën e Wizzair-it nga Luton i ulur në Rinas në orën 21:05 ka qenë me defekt të rëndë në krahun e djathtë të motorit dhe tymi si i një kabulli të djegur dhe mbytës ka hyrë brenda në avion, pas një orë fluturim mbi Shkodër në pritje të uljes e ku janë fikur dritat normale dhe janë ndezur ato të emergjencës derisa avioni me vështirësi është ulur me pasagjerë të traumatizuar nga kjo përvojë frikësuese!

Një lajm i tillë në çdo vend normal, do duhej të ishte raportuar!  Por lajmi është botuar vetëm në një portal për vetëm disa minuta për tu hequr dhe groposur si lajm! Interpretojeni dhe mendoni çfarë të doni nga kjo ngjarje e paraportuar!”, shkruan gazetari. /CNA.al/

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti merr pjesë në përurimin e bibliotekës e re në Komunën e Shtimes

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *