Lajme

Profesori spanjoll përqesh shtetin e tij pas liberalizimit të vizave për Kosovën

Juristi spanjoll, Joaquin Urias, ka përqeshur Spanjën që vazhdon ta refuzojë njohjen e shtetit të Kosovës, por në anën tjetër nga viti 2024 do të detyrohet t’i pranojë qytetarët e saj pa ua kërkuar vizat.

Një ditë pas vendimit të ministrave të Brendshëm të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën që nga 1 janari 2024, Urias e ka cilësuar qesharak vendimin e Spanjës për të refuzuar njohjen e Kosovës.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

“Përderisa Qeveria e Spanjës përpiqet ta mohojë, Kosova është shtet. Tani kosovarët do të hyjnë në BE me pasaportat e tyre, pa viza. Spanja duket qesharake duke refuzuar realitetin nga frika për pavarësinë e Katalonjës”, ka shkruar ai në Twitter.

Pos Spanjës, në BE janë edhe katër shtete të tjera që refuzojnë ta njohin Kosovën: Rumania, Qiproja, Greqia dhe Sllovakia.

Urias është profesor i së Drejtës kushtetuese, në Universitetin e Sevillës që nga viti 1994.

Rruga Press

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *