Kush përfiton nga rritja e pagës minimale?
Nga Sokol Kolgjini
Kush përfiton nga rritja e pagës minimale?
Me një vendim qeverie, nga 1 prilli paga minimale do rritet nga 34.000 lek në 40.000 lek.
Si çdo vendim juridik, edhe ky duket krejt i ftohtë në pamjen e pare, pasi pjesën e nxehtë e fsheh në brendësi.
Pikat që e bajnë këtë vendim “të nxehtë” janë:
– Koha e shkurte e aplikimit
– Nderhymja në mes të vitit
Ti analizojmë:
– Rritjet e pagave minimale zakonisht kanë qene 5-6 % ose 1500 – 2000 lekë në vlerë, gja që nënkupton rritje të mundëshmë si për buxhetorët ashtu edhe për sipërmarrjet, pa krijue sforco në buxhetin e planifikuem për pagat në ndërmarrje. Rritja aktuale do jetë 17.6%, ose 6000 lekë në vlerë. Lind pyetja: Pse gjith ky hap rritës ?
– Përmendet si premtim në Shkurt, merret vendimi në Mars, hyn në fuqi në Prill. Pse kjo ngutje ?
– Çdo ndërmarrje e konsolidueme e ka të paracaktuem fondin e pagave. Ndërhymja në këtë mase, kaq shpejt dhe në mes të kontratave me punonjësit e çon situatën në anomali, si për pundhanësin ashtu edhe për punëmarresin. Pse dhe si ndodh kjo?
Ti analizojmë:
1- Efektet te pundhanësi:
Në kushtet e tejkalimit të fondit të planifikuem të pagave, ndërmarrjet e mëdha detyrohen me marre masa drastike si: pezullim të investimeve të mundëshme, të rinovimeve teknike dhe teknologjike, frenim të shtesës së prodhimit dhe për pasojë të fuqisë punëtore, e të tjera të kësaj natyre, që nenkupton zvoglim të aktivitetit.
Ndërmarrjet e mesme dhe të vogla e ndjejnë më keq situaten pasi ato vihen para pamundësisë së pagesave në këto nivele. Detyrimisht ata shtyhen ose drejt informalitetit, pra mosdeklarimit të punonjesve, ose drejt shkurtimit të vendeve të punës dhe paksimit të punonjësve. Veç kësaj, punëdhanësin e ngarkon edhe rritja e vlerës së pagesës për sigurimet shoqnore dhe shnetsore.
2- Efektet te punonjësi:
Punonjësi asht viktima e kësaj skeme. Në pamundësi pagese nga punëdhanësi, punonjësi jo veç që nuk përfiton rritje page por rrezikon humbjen e vendit të punës. Nëse ai do jetë me pak fat dhe punëdhanësi i tij qëllon “zemërmirë, atij do i ofrohet një punë informale ose “pak korrupsion” duke i kërkue kthimin e një pjese të pagës çdo muaj.
Po kush asht përfituesi në kët rast:
Siç e analizuem deri tash, pundhanësi dhe punmarresi nuk janë përfitues nga ky vendim. Po athere, pse e ka marre këtë vendim qeveria? Për kë?
Edhe kjo asht e thjeshtë, mjafton pak analizë.
Së pari, qeveria po propagandon rritjen e pagës si sukses të qeverisë, dhe kjo duket se asht një arsye pse asht marre ky vendim në prag fushate elektorale.
Se dyti, meqë pagesa aktuale për sigurime shoqnore dhe shnetsore rritet me afro 1500 lek për punonjës, duket se qeveria del edhe financiarisht e fitueme me kët vendim, e kjo duket një arsye tjetër.
Përfundimisht mundemi me thanë se nga ky vendim do dale e fitueme vetëm qeveria e askush tjetër. Kjo për arsyen e thjeshtë dhe bazike se: Rritja e pagës minimale vjen si rezultat i rritjes ekonomike e jo si rezultat i vendimeve të qeverive.
Nëse do arrihej me vendime kjo gjâ, atèhere le ta bajnë pagen 5000 euro me vendim, t’ja kalojme edhe Zvicres, dhe u krye kjo punë.
Sokol Kolgjini
Shoqata Biznesi për Biznesin
Rruga Press