Lajme

Arrest shtëpie për ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda

Ish-zv. Ministrja e Brendshme, Rovena Voda po hetohet në masën e sigurisë “arrest shtëpie” me kërkesë të SPAK. Ish-zyrtarja akuzohet për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Sipas SPAK, znj. Voda në cilësinë e zv. ministres së Brendshme ka “pranuar dhe ka marrë përfitime monetare dhe materiale të padrejta nga shtetaset Majlinda Hasani dhe Florida Beu”.

Nga hetimet paraprake rezulton se “përfitimet monetare dhe materiale të padrejta në këtë rast janë dhënë dhe janë pranuar me qëllim që znj. Voda të ushtronte ndikim të paligjshëm te persona të tjerë që ushtrojnë funksione publike për të favorizuar në mënyrë të padrejtë shtetasen Florida Beu në mënyrë që kjo e fundit të emërohej punonjës në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”.

Lexo më shumë  Kryeministri australian pranon me krenari rrënjët arbëreshe: Kam lidhje me Shqipërinë

Gjykata e Posaçme ka caktuar arrest shtëpie dhe për Florida Beu dhe Majlinda Hasani pasi akuzohen për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Znj. Voda u largua nga detyra më 29 korrik 2020 ndërsa e mbante atë detyrë që prej 22 majit të vitit 2017. Gjatë kësaj detyre, ajo ka qenë njëkohësisht drejtuese e Task Forcës Qendrore kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit

Lexo më shumë  Qeveria iu ndan komunave 15 milionë euro për t’i mbuluar pagat në arsim

E lindur në Durrës dhe e diplomuar për drejtësi dhe me profesion avokate, znj. Voda nga shtator 2014 deri në mars 2017 ka mbajtur postin e drejtores së kabinetit në Ministrinë e Marrëdhënieve me Parlamentin dhe më pas u emërua në të njëjtin pozicion në Ministrinë e Brendshme në mars 2017.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *