Bota

Kina po ndihmon Rusinë, raportet u forcuan pas nisjes së luftës në Ukrainë

Pas një vit luftë në Ukrainë, Kina dhe Rusia janë afruar më shumë në hapësirën e informacionit, shpesh duke përsëritur deklaratat e njëra-tjetrës nëpër mediat shtetërore, si pjesë e një strategjie më të gjerë për të minuar Perëndimin, thuhet në një raport të ri i kryer nga Aleanca për Sigurimin e Demokracisë të Fondit Gjerman Marshall.

Studimi zbuloi se mesazhet nga zyrtarët kinezë dhe mediat kineze evoluan pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, për të ofruar “mbulim më të madh për Kremlinin” pavarësisht qëndrimit zyrtar të Pekinit se është palë neutrale në konflikt.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

“Në kontekstin e luftës në Ukrainë, mesazhet kineze vazhdimisht kanë argumentuar se shtetet që e mbështesin Ukrainën janë hipokrite dhe indiferente ndaj pjesës tjetër të botës”.

Mediat e kontrolluara nga Kina nuk e kanë quajtur pushtim luftën dhe në vend të kësaj kanë përdorur terminologjinë e Kremlinit, duke iu referuar si “operacion i posaçëm ushtarak”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *