Lajme

Porosia e Rifat Jasharit për deputetët: Ju lus të jemi bashkë e të ndahemi një herë e përgjithmonë nga Serbia

Nga Kuvendi i Kosovës, Rifat Jashari iu bëri thirrje deputetëve që të jenë të bashkuar ndaj Serbisë, që të “kalohet sfida dhe të ndahemi nga Serbia”.

Ai dha këtë porosi në seancën solemne që u mbajt të hënën në Kuvendin e Kosovës në nder të 25 vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Jashari tha se deputetët duhet të jenë bashkë ndaj Serbisë, e pastaj të trajtohen çështjet e tjera.

“I përshëndes të gjithë, duke i falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bijtë e bijat tona. Ne kemi arritur sot këtu, jemi tubuar të lirë t’i qajmë hallet së bashku. I falënderoj nënat e dëshmorëve, motrat, familjarët e personave të zhdukur. Iu uroj shëndet, lavdi e nder të gjithë atyre që ranë. Këtu është Kuvendi ku merren vendimet për të ardhmen…Ju kisha sugjeruar që të jeni të një gjuhe dhe të një qëndrimi dhe të kalojmë këtë sfidë që e kemi përpara. Të ndahemi një herë e përgjithmonë nga Serbia e pastaj kemi kohë të merremi më të tjerat”, tha në fjalën e tij Jashari.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti merr pjesë në përurimin e bibliotekës e re në Komunën e Shtimes

Aktivitetet për shënimin e përvjetorit të 25-të të kësaj ngjarjeje historike që nisën dje më 5 mars po vazhdojnë edhe sot e do të ketë edhe nesër kur edhe përfundojnë me atë që quhet `nata e zjarreve`.

Sot, me 6 mars u mbajt seanca solemne e Kuvendit të Kosovës, u bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz si dhe do të mbahet një akademi përkujtimore.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Në ditën e tretë të Epopesë, dhe e fundit, me 7 mars, duke filluar nga ora 18:00, fillon ndezja e flakadanëve në shtatë rajone të Kosovë, duke vazhduar me manifestimin “Nata e Zjarreve” në Prekaz që shënon edhe përmbylljen e manifestimit gjithëpopullor, Epopesë së UÇK-së.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *