Lajme

Zëvendëskryeministri i Kosovës udhëton për në Athinë. ZKM sqaron vizitën

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka udhëtuar sot për në Athinë të Greqisë.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi për media.

Sipas ZKM’së, Bislimi do të ketë takime me zyrtarë qeveritarë dhe deputetë nga parlamenti grek.

“Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar për në Athinë. Gjatë kësaj vizite zyrtare, zëvendëskryeministri Bislimi do të ketë takime me zyrtarë qeveritarë dhe deputetë nga parlamenti grek”, thuhet në njoftim.

Greqia është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Pavarësinë e Kosovës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *