Lajme

Gjykata e Apelit thotë fjalën e parë për gjyqin e PD-së

Gjykata e Apelit, pas tërheqjes për këshillim për kërkesën e Ivi Kasos që mbron PD-në e Berishës, vendosi që të mos japë vendim për këtë kërkesë.

Gjykata e Apelit doli nga dhoma e këshillimit, ku ishte tërhequr për të marrë vendim për kërkesën e përfaqësuesit demokrat, Ivo Kaso që Enkelejd Alibeaj të mos pranohet si palë në gjyqin për çështjen e vulës. Gjykata nuk e pranoi kërkesën e Kasos, që do i kishte dhënë fund këtij gjyqi, por vendosi shtyrjen e saj.

“Dëgjuam kërkesën dhe vlerësuam se nisur nga fakti se legjitimiteti i ankuesit ndërthuret me ankimin, gjykata vlerëson se do të shprehet pasi të dëgjojë palët,” tha gjykata.

Lexo më shumë  25 vjet nga masakra serbe në Qyshk të Pejës

Në këtë mënyrë, gjyqi pritet të vazhdojë. Më herët, Kaso kishte deklaruar se pranimi i Alibeajt si palë është shkelje e ligjit.

Ivi Kaso argumentoi se nuk duhet të legjitimohet grupimi i Enkelejd Alibejat si palë në këtë gjyq dhe të rrëzohet kërkesë padia.

Nëse gjykata do ta pranonte tani kërkesen e Ivi Kasos, do të mbetej në fuqi vendimi i Agron Zhukrit në shkallë të parë, në favor të Sali Berishës.

Lexo më shumë  ​Ushtarët e FSK-së përfundojnë ushtrimin fushor ‘’Ujku Alfa’

Por, gjykata zgjodhi të mos veprojë kështu.

Ajo shtyu vendimin për kërkesën e Kasos për të mos e quajtuar palë Alibeajn e ka lënë në fund, ç’ka do të thotë se do të marrë përgjigje me vendimin në fund. Nëse do ta bënte tani, do të mbyllej gjyqi dhe do të mbetej vendimi i faktit.

Seanca do të vazhdojë dhe në fund merr vendimin.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *