Bisedë me Albin Kurtin në vitin 2014
Nga Hysamedin Feraj
Ditë e bukur marsi. Teksa ecnim bulevardit, bri hotelit Tirana International, i them:
– Më duket se po nxitohemi me ardhë në pushtet. Mirëpo LVV më parë ka mision emancipimin politik të popullsisë, krijimin e qytetarisë aktive…, duke qenë në radhët e saj…
– Po, profesor, më tha, por mbasi t’i kenë bërë disa merrëveshje të dëmshme me Serbinë, si kjo e 2013-ës, është më e vështirë të zhbëhen. Prandaj po nxitoj, t’i ndaloj para se të bëhen…
U pajtova plotësisht, dhe u përfshiva krejtësisht edhe në atë fushatë zgjedhore.
Gjithsesi ata fituan, bënë edhe shumë marrëveshje të tjera, por:
Zajednica nuk kalon!
Rruga Press