Qytetarët e revoltuar: Protestat do vijojnë deri sa Rama të largohet vetë
Simpatizantët e PD-së thonë se sot nuk po protestojnë për vulën e PD por për të mirën e shqiptarëve.
Ata thonë se edhe sikur vula t’i jepet Berishës protestat do të vijojnë deri në largimin e Ramës.
Më tej ato theksojnë se nuk do të ndalen deri sa të largohet Rama.
“Po protestojmë për të mirën e gjithë kombit, për rininë shqiptare dhe për të mirën e fëmijëve. Nuk do protestojmë me dh unë si në 2011. Do protestojmë paqësisht. Edhe vulën po të ja jap PD protesta do të vazhdojë. Nuk është qëllimi jonë vula.
“Momentalisht do të vazhdojmë siç kemi vazhduar , për të ardhmen e rinisë. Protestt do të vazhdojnë deri sa Rama të japë dorëheqjen vetë”- theksuan ata.
Rruga Press