Bota

“Shpërthen” Putini, i inatosur nga publikimi i pamjeve të vilës së tij

Putini është më i inatosur se kurrë për shkak të rrjedhjes së disa informacioneve që sugjerojnë se ai dhe partnerja e tij, gjimnastja Alina Kabaeva, jetojnë si perandorë me fëmijën e tyre në një kompleks luksoz.

Lideri rus, aktualisht 70 vjeç, është gjithashtu i acaruar nga një sulm ukrainas me dronë që vuri në shënjestër disa zona në jug dhe perëndim të Rusisë, duke detyruar autoritetet të mbyllnin hapësirën ajrore mbi Shën Pjetërburg.

Lexo më shumë  Ukraina bën bilancin e humbjeve të armikut: 33,700 ushtarë rusë të vrarë në qershor

Për të dyja rastet Putin ka fajësuar shefat e mbrojtjes dhe sigurisë për dështim dhe mbeti aq i xhindosur saqë njerëzve të afërt me të iu desh të thërrisnin një doktor.

Informacionet u publikuan nga “General SVR”, një profil në rrjetin social “Telegram”, që citon burime nga rrethi i afërt i Putin.

“Askush nuk e ka parë presidentin kaq të inatosur”, thuhej në profilin e “General SVR”, sipas të cilit Putin ka pasur debate të ashpra me krerët e institucioneve të inteligjencës dhe një sherr me partneren e tij Kabaeva.

Lexo më shumë  Tanku i vlerësuar nga më të mirët e Rusisë dështoi keq ndaj atij të prodhuar nga Amerika – pamje nga fusha e betejës në Ukrainë

Kreu i Kremlinit ka fajësuar shërbimin e sigurisë FSB dhe miqtë e Kabaevës për rrjedhjen e të dhënave, që sugjerojnë se kompleksi pronësor ndodhet në një zonë pyjore në Valdai, 250 milje në veri-perëndim të Moskës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *