Bota

Brigada e luftëtarëve bjellorusë BYPOL, publikojnë pamjet e sulmit me dron ndaj aeroplanit spiun rus A-50

BYPOL, brigade e luftëtarëve bjellorusë që luftojnë përkrah ukrainase kundër ushtrisë ruse të Vladimir Putinit, kanë publikuar pamjet e sulmit me dron mbi aeroplanin spiun A-50 në bazën ajrore në Machulishchy.

Videoja shfaqë dronin duke iu afruar ngadalë fluturakes ruse A-50, ndërsa videon e plotë të sulmit janë zotuar se do ta publikojnë më vonë, transmeton Telegrafi.

Lexo më shumë  Administrata Biden njofton paketën më të fundit të ndihmës për Ukrainën

Kujtojmë që kjo fluturake ka për misionin vëzhgimin e hapësirës ajrore, dhe detekton nga distanca të mëdha fluturake pa pilot, aeroplan e madje raketa.

Ky aeroplan ngritet në qiell sa herë që presidenti rus është në udhëtim me fluturake. Misioni i saj është të informojë personelin e aeroplanit në të cilin gjendet Putinit nëse rrezikohet.

Në anën tjetër, Moska me çdo kusht është munduar të mohojë pretendimet, se ky aeroplan është shkatërruar në një sulm me dron.

E pikërisht për këtë BYPOL ka publikuar pamjet, duke u zotuar se edhe momentin e shpërthimit do ta publikojë më vonë.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *