Lajme

Arrestohet kapiteni rus i anijes, transportoi drejt Shqipërisë naftë kontrabandë

Policia ka arrestuar kapitenin rus të anijes që pak ditë më parë transportonte rreth 22500 ton naftë kontrabandë.

Sipas policisë në pranga është vënë shtetasi  A. S., 47 vjeç, banues në Rusi dhe akuzohet për veprat penale “Kontrabanda me mallrat për të cilat paguhet akcizë” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

Po ashtu policia thotë se ka sekuestruar edhe sasinë e naftës së kontrabanduar dhe anija që e transportonte atë.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, strukturat qendrore të Policisë Kriminale dhe Policia Kufitare e portit të Durrësit, kanë vijuar hetimet e thelluara dhe veprimet operacionale, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, me qëllim zbardhjen e plotë të tentativës për të futur në vendin tonë, 22 500 tonë naftë të kontrabanduar, si dhe me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të përfshirë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo më shumë  Qeveria i përgjigjet BE-së: Lista Serbe po bllokon miratimin e Ligjit për liritë fetare

Kapja e anijes me naftë

Më 19 shkurt, në kuadër të operacionit “Embargo”, falë inteligjencës informative, Policia bllokoi një anije me flamur liberian, e cila transportonte 22 500 tonë naftë, me dokumentacion të falsifikuar, pasi bazuar në dyshime të arsyeshme, kjo sasi nafte e kishte origjinën nga vendet me embargo dhe ishte e kontrabanduar.

Në vijim të veprimeve procedurale, Policia sekuestroi anijen dhe dokumentacionin e lundrimit të kapitenit, si dhe bllokoi ekuipazhin që përbëhej nga 22 shtetas.

Lexo më shumë  37 vjet burgim e 171 mijë euro gjobë për të akuzuarit në rastin “Subvencionet 1”

Në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet e thelluara, me qëllim dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme, si dhe për identifikimin e personave fizikë apo juridikë të përfshirë në këtë rast.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *