Dan Hutra vràù tre gra sot në Tiranë/ Gjykata e Apelit: Ne nuk e kemi liruar, s’dimë çka ndodhur në shkallët e tjera
Dan Hutra duhet të ishte në burg, por në fakt sot me lirinë e tij u mori jetën 3 grave dhe plagosi 3 të tjera pa mëshirë.
Por në fakt drejtësia e la jashtë të lirë, edhe pse në të shkuarën e tij kishte kryer krime makabre, si përdhunimin e kunatës së tij, pengmarrje, dhunë dhe vrasjen e gruas së tij të parë me thikë në zemër.
Kur duhet të ishte pas qelisë për të vuajtur dënimin e tij, edhe kur Gjykata e Tiranës e po ashtu ajo e Apelit nuk pranuan t’ia ndryshonin masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore”, ai sërish ishte i lirë, për arsye që ende nuk dihen.
Gjykata e Apelit sot është mjaftuar me njoftimin se kishin rrëzuar kërkesën e itj për të dalë, duke u shprehur se nuk kanë informacion se çfarë ka ndodhur në shkallët e tjera të gjyqësorit.
Por pak është e sigurtë, diçka nuk ka funksionuar dhe si pasojë 3 grave iu mor jeta.
NJOFTIM PËR MEDIA
Referuarinteresimittëmediave, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:
Gjykata e Rrethit GjyqësorTiranë, kazhvilluar gjykimin lidhur me zëvëndësimin e e masës së sigurimit “arrest në burg” me masën e sigurimit “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore”, ndaj personit nën hetimshtetasitme iniciale Dan Hutra, i dyshuar për kryerjen e veprëse penale“Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a tëKodit Penal.
Me vendiminnr. 555/1Akti, datë 09.01.2023Gjykata e RrethitGjyqësorTiranë, vendosi:
- Rrëzimin e kërkesës me nr. 3356/1 Akti, datë 04.01.2023 me kërkues Dan Hutra.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale Dan Hutra,i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, zëvëndësimin e e masës së sigurimit nga “arrest në burg” në atë“detyrim paraqitje në policinë gjyqësore”.
Në përfundim të gjykimit, me vendimin nr. 66, datë 14.02.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Irida Kacerja, vendosi:
-Lënien në fuqi të vendimit nr. 3356/1 Akti, datë 09.01.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Për vijueshmërinë e procesit të shtetasit Dan Hutra, në shkallë të tjera të gjykimit, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm,nuk ka informacion.
Tiranë, 01.03.2023
GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM
Rruga Press