Lajme

(Video) 31 vite nga referendumi, vullneti i pa realizuar i popullit shqiptar në Luginën e Preshevës

Më 1 dhe 2 mars shënohet 31 vjetori i Referendumit të vitit 1992 kur shqiptarët e Luginës së Preshevës u përcaktuan për Autonomi Politike e Territoriale, me të drejtë bashkimi me Kosovën.

Vite më parë shqiptarët e Luginës së Preshevës në vigjilje të shkatërrimit të Republikës Socialiste Federative Jugosllave me anë të Referendumit u deklaruan për autonomi politike e territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën.

Karakterin gjithëpërfshirës Referendumit ia siguroi edhe organizimi i tij jo vetëm në të gjitha vendbanimet e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, por edhe në shumë qytete të Zvicrës, Gjermanisë dhe shtete tjera evropiane.

Lexo më shumë  Si shërbenin institucionet fiktive serbe në Kosovë për të tërhequr para nga buxheti

Sot mund të veçohet rëndësia e madhe e Referendumit jo vetëm se për herë të parë popullata shqiptare e deklaroi publikisht vullnetin e saj politik, por edhe më i rëndësishëm ishte fakti se ky vullnet politik i shprehur në rrethana të shkatërrimit të një sistemi shtetërorë, ofronte opsionet politike për zgjidhjen e statusit të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Gjatë vitit 1991- 1992 në komunat  Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë u ngrit kjo iniciativë për formimin e partive politike dhe shoqatave qytetare me motiv për te mbrojtur dhe ngritur zërin e shqiptareve të këtij rajoni.

Më 16 shkurt të vitit 1992 në Preshevë u mbajt Kuvendi i përberë prej 96 delegateve të cilët ishin përfaqësues të partive politike dhe të shoqatave të dala nga shqiptaret e tri komunave : Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.

Lexo më shumë  KLSH rekomandoi shkarkimin e Pirro Vengut: Raporti zbulon mbi 8 mln euro të ardhura të munguara, 205 mijë euro dëm ekonomik dhe shkelje financiare milionëshe në Portin e Durrësit

Në këtë kuvend u propozuan tre opsione Autonomi territoriale-politike, autonomi administrativo- kulturore dhe për autonomi territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën.

Në referendumin e 1 dhe 2 marsit morën pjesë mbi 46.000 votues, gjegjësisht 98 % e popullatës iu përgjigjen versionit pozitiv dhe Referendumi u vlerësua i suksesshëm.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *