Lajme

Ish-ministri i Jashtëm, Bushati: Marrëveshja ka elemente pozitive për Kosovën, përfshin njohjen implicite

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati e ka cilësuar një hap përpara në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, takimin që Albin Kurti zhvilloi së fundi në Bruksel në Aleksandër Vuçiqin.

Politikani shqiptar i doli në krah Albin Kurtit, ndërsa tregoi se çka fiton Kosova me marrëveshjen e fundit.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Bushati u shpreh se plani evropian ka disa elementë mjaft pozitivë për Kosovën, ku përmendet reciprociteti, pranimi i integritetit dhe sovranitetit territorial të Kosovës, por edhe për pandryshueshmërinë e kufijve.

Lexo më shumë  Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimet nxitëse në gjuhën serbe, pjesëtarë të Ushtrisë së Malit të Zi

“Mendoj që është një hap përpara në një proces të gjatë dhe sfidues që ka lidhje me normalizmin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ne jemi njohur vetëm me tekstin e planit evropian, por ende nuk dimë detajet që duhet të përmbajë aneksi i këtij plani dhe mekanizmi i implementimit.

Plani ka disa elementë mjaft pozitivë, sepse për herë të parë flitet për reciprocitetin, pranohet integriteti dhe sovraniteti territorial i Kosovës, për pandryshueshmërinë e kufijve. Natyrisht, njohja e pasaportës kosovare, njohja e simboleve të Kosovës janë elementë që flasin për një njohje implicite”, theksoi ai.

Lexo më shumë  Kryeministri australian pranon me krenari rrënjët arbëreshe: Kam lidhje me Shqipërinë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *