Bota

Shkon në 36 numri i të vděkurvȅ nga përplasja e dy trenave në Greqi, shumica e pasagjerëve ishin studentë

Është rritur numri i të vdekurve nga përplasja e dy trenave në Greqi, duke shkuar kështu në 36.

Gazetarja e BBC-së që ka biseduar me të mbijetuarit e aksidentit hekurudhor, thanë se janë detyruar të dalin nga dritaret e thyera të vagonëve.

Në anën tjetër është bërë e ditur se shumica e pasagjerëve ishin studentë, kurse reporterja greke Alexia Kalaitzi, që kaloi natën në Solun duke biseduar me të mbijetuarit tha: “Kemi biseduar me shumë të rinj që ishin plotësisht të shokuar”.

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

“Një djalë rreth të 20-ve tha se ka menduar se do të vdesë, pasi dëgjoi krismat dhe më pas e kuptoi se i tërë treni ka dalë nga binarët”, shtoi Kalaitzi.

Të tjerët thanë se me valixhet e tyre kanë thyer pjesën tjetër të copëzave të xhamit për të dalë nga vagonët.

“Pamë dy vagonët të përfshirë nga zjarri, kishte tym kudo, njerëzit ishin në panik dhe kishte britma vazhdimisht”, tha njëri nga të mbijetuarit.

Lexo më shumë  Ushtarët rusë po vdesin masivisht në Ukrainë

Në tren shumica e pasagjerëve ishin studentë që po ktheheshin pas festave, që i kishin kaluar me më të dashurit e tyre.

“Më së keqi po e përjetojnë prindërit që po presin në stacionin e trenave në Solun”, shtoi gazetarja Kalaitzi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *