Opinion/Aktualitet

Kundër justifikimit të tiranisë së shumicës

Nga Blendi Kajsiu

Vendimi i kryeministrit Rama dhe i shumicës parlamentare socialiste për të refuzuar komisionin hetimor McGonogal është qartësisht anti-kushtetues dhe anti-demokratik. Për pasojë mediat pranë qeverisë kanë filluar të artikulojnë një arësyetim politiko-historik që përpiqet të mbulojë diellin me shoshë. Ato tashmë argumentojnë se Berisha nuk mund të ankohet sepse ai kur ishte në pushtet i ka refuzuar dy komisione hetimore opozitës së atëherëshme socialiste, komisionet për hetimin e Gërdecit dhe për hëtimin e 21 Janarit.

Kemi të bëjmë me një argument pa sens sa në përmbajtje edhe në pasoja. Fakti që Berisha shkeli kushtëtutën dje duke i mohuar opozitës socialiste hetimin e korrupsionit qeveritar nuk e bën aspak kushtetues dhe demokratik vendimin e socialistëve sot për ti mohuar komisionin hetimor opozitës demokrate. Një dhunim i kushtetutës dje nuk justifikon dhunimin e saj sot.

Lexo më shumë  Të çmendurit nga dashuria për asfaltin

Përkundrazi, nëse socialistët pranojnë se Berisha dje dhunoi Kushtetutën e Shqipërisë duke u mohuar atyre komisionet hetimore, atëherë ata duhet të pranojnë në mënyrë urgjente ngritjen e komisionit hetimor McGonigal për të mos përsëritur sot të njëtën shkelje kushtetuese. Këtu nuk bëhet fjalë për të drejtat politike të Berishës, por për të drejtat themelore kushtetuese dhe demokratike të opozitës.

Nuk është hera e parë dhe as e fundit që argumentohet se nuk mund tu japim liri armiqëve të lirisë. Është kjo llogjika reale ku bazohet refuzimi i komisionit hetimor nga shumica socialiste, përtej justifikimeve pa sens të kryetarit të grupit Parlamentar Socialist, deputetit Taulant Balla, se komisioni mund të ngrihet pas ndryshimeve të ligjit për komisionet hetimore. Është e njëjta llogjikë që frymëzoi deklaratën skandaloze të kryeministrit Rama se nuk shanc që opozita të ngrejë komision hetimor mbi cështjen McGonigal.

Lexo më shumë  Zgjidh Kosovën! Zgjidh të vërtetën! Zgjidh Albin Kurtin !

Është një llogjikë me pasoja fatale për demokracinë tonë sepse e shkatërron atë duke e “mbrojtur”. Idea se garancitë kushtetuese dhe liritë politike themelore janë vetëm për engjëjt dhe jo për djajtë politik si Berisha na lë në mëshirë të tiranisë së shumicës. Sidomos në një shoqëri si e jona ku engjëjt në politikë janë kaq të rrallë në raport me djajtë dhe ku dallimin mes tyre e bën vetë shumica./Lapsi.al

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *