Bota

Një tjetër deputete e përfshirë në mashtrimin ndaj BE-së, sekuestrohen mbi 170 mijë euro

Në kuadër të një hetimi për një mashtrim të dyshuar ndaj BE-së, drejtësia evropiane ka njoftuar se ka sekuestruar mbi 170 mijë euro pasuri që i përkasin eurodeputetes italiane të Lega-s, Stefania Zambelli dhe katër ndihmësve të saj.

Hetimi ka të bëjë me dyshimin për mashtrim ndaj buxhetit të BE-së, në lidhje me pagën e katër asistentëve parlamentarë të punësuar në Itali, por që nuk do të kishin kryer aktivitetet në lidhje me funksionin për të cilin ishin punësuar ose mund t’i kenë kryer vetëm pjesërisht, duke dokumentuar në mënyrë të rreme veprimtarinë e tyre në Parlamentin Evropian.

Motivimi i hetimit ndaj Zambellit bëhet me dije në një deklaratë për shtyp të Prokurorit të Përgjithshëm Evropian.

Lexo më shumë  VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Sipas aktakuzës, katër asistentët kanë falsifikuar edhe kualifikimet e tyre, “duke deklaruar kualifikime dhe aftësi profesionale që nuk i posedojnë”, po ashtu sipas prokurorisë.

Sa i përket eurodeputetes së Ligës së Veriut, e cilësuar si një e afërme e të paktën njërit prej katër asistenteve, dyshohet se ka përfituar drejtpërdrejt nga të ardhurat e tyre.

Të katër, sipas prokurorisë, kanë deklaruar aftësi akademike dhe profesionale që nuk i kishin: njëra ka qenë thjesht një dado e një çifti shokësh të Zambellit, një tjetër kishte vetëm një diplomë të shkollës së mesme.

Sekuestrimi i 170 mijë eurove (mes llogarive rrjedhëse dhe makinave luksoze) i kryer më 23 shkurt nga Guardia di Finanza, korrespondon me dëmin e vlerësuar nga hetuesit.

Lexo më shumë  SHBA do të rrisë prodhimin e raketave, disa do t’i ofrohen Ukrainës

Por në një deklaratë për mediat, Zambelli hedh poshtë akuzat: “Në lidhje me faktet që kanë çuar në ekzekutimin e sekuestrimit parandalues ??ndaj meje, dua të sqaroj se as unë dhe as bashkëpunëtorët e mi nuk kemi kryer asnjë krim. Puna jonë ka qenë gjithmonë bazuar në besnikërinë dhe transparencën maksimale ndaj institucioneve dhe komunitetit”.

Në të njëjtën dosje, nën hetim është edhe një tifo-ultras i Milanit, Marco Pacini, i “Brigate Rossonere”. Ai është partneri i vajzës së deputetes dhe është i pranishëm në stafin e saj të punës.

Vetëm Pacini do të kishte 100 mijë nga 170 mijë eurove pasuri, duke pasur edhe tre makina, tashmë të sekuestruara, që i atribuohen vjehrrës së tij.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *