Shehu: Njohja finale Kosovë-Serbi do të ndodhë kur Beogradi të ndërpresë lidhjet me Rusinë
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu është shprehur se plani franko-gjerman për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë është një shtysë pozitive.
Gjithashtu shton se pozicionimi i Kosovës, ndaj këtij plani duhet mbështetur. I ndalur tek Asociacioni, Shehu e ka quajtur “patate e nxehtë’, e trashëguar sipas tij disa vite më parë.
“Plani franko-gjerman, aktualisht nje shtyse pozitive! Njohja finale e ndersjellte Kosove-Serbi do te ndodhe kur Serbia te nderprese vartesine “umbilikale” nga Rusia!
Mos te kemi iluzione, kjo nuk ndodh shpejt! Nje aresye me shume kjo per te konsideruar pozitiv Planin aktual franko-gjerman!
I cili eshte nje zhvillim i mirepritur per kete periudhe! Realisht une nuk jam i sigurte ne se Serbia do ta “firmose” perfundimisht ate dokument?
Dhe me tej a do te vazhdoje ta respektoje implementimin? Sepse Vuicic edhe ne zyren e Presidentit Trump firmosi nje dokument, por nuk e respektoi me tej, edhe persa i perket perpjekjeve te Beogradit kunder njohjes se Kosoves nga vende te tjera.
Dhe keto qendrime e veprime serbe vijne kryesisht nga interferencat ruse ne ate. Por sidoqofte duhet mbeshtetur pozicionimi pozitiv i Kosoves ndaj ketij plani europian.
Pavaresisht si do te sillet perfundimisht Vucic me ate. Sa per “Asociacionin”, ai eshte nje “patate e nxehte” e trasheguar nga disa vite me pare. Por qe tashme ka hyre ne disa korniza te dobishme, nga vendimet e “Gjykates Kushtetuese” te Kosoves.
Dhe ato vendime jane te detyrueshme te respektohen ne procesin e implementimit te asaj mareveshje per “asociacionin””, shprehet deputeti demokrat Tritan Shehu.
Rruga Press