Lajme

‘Kurti e detyroi Serbinë që t’ia njohë Kosovës pasaportën‘

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka reaguar në lidhje me takimin e djeshëm që është mbajtur në Bruksel në mes të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kryeministri Kurti e ka detyruar Serbinë që t’ia njohë Kosovës pasaportën.

Lexo më shumë  Simbol i përkushtimit, fitoi zemrat e mijëra pacientëve/ Ndahet nga jeta profesor doktor Titi Tamburi

“A më thotë dikush se kush është njeriu që e detyroi Serbinë që t’ia njohë Republikës sonë pasaportën, e cila është dokumenti simbolik më i rëndësishëm i një shteti të pavarur në marrëdhëniet me jashtë? Natyrisht, Kryeministri Kurti”, ka shkruar ajo.

Tutje, ajo ka theksuar se më parë politikanët kosovarë i jepnin Serbisë, ndërsa aktualisht sipas saj, jetojmë në një kohë që nuk i japim asaj asgjë.

Lexo më shumë  Lindjet në Shqipëri po bien ndjeshëm, 2025 regjistroi 1,885 bebe më pak se 2024

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *