Bota

Banka Botërore tregon shifrën kolosale të dëmeve materiale, si pasojë e tërmetit në Turqi

Banka Botërore vlerësoi se nga tërmetet shkatërruese të 6 shkurtit dhe pasgoditjet, në Turqinë jugore janë shkaktuar dëme prej mbi 34 miliardë dollarësh.

Kjo vlerë e dëmeve është e barasvlershme me 4 përqind të Bruto Produktit Vendor të Turqisë më 2021, tha Banka Botërore.

Sipas Bankës Botërore, në këtë shifër nuk është përfshirë edhe kostoja e rindërtimit, që llogaritet të jetë “dyfish më e madhe” sesa kjo vlerë.

Lexo më shumë  Rubla ruse arrin nivelin më të ulët në 32 muaj kundrejt dollarit

Nga tërmetet shkatërruese të 6 shkurtit – prej 7.8 dhe 7.5 ballësh – në Turqi dhe Siri kanë vdekur mbi 50.000 persona dhe janë shembur mijëra ndërtesa.

Autoritetet në Turqi janë zotuar se do të rindërtojnë të gjitha shtëpitë brenda një viti, por ekspertët kanë paralajmëruar se shteti duhet t’i kushtojë më shumë rëndësi sigurisë së ndërtesave sesa shpejtësisë së ndërtimit të tyre.

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *