Lajme

Kurti: Ne kemi nevojë për normalizim të marrëdhënieve dhe kjo mund të arrihet me njohje reciproke

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë sot para takimit në Bruksel se deri në fund të vitit mund të arrihet një marrëveshje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Kurti tha se Beogradi dhe Prishtina synojnë të arrijnë një marrëveshje të rëndësishme për normalizimin e marrëdhënieve këtë vit.

“Ne kemi nevojë për normalizim të marrëdhënieve dhe kjo mund të arrihet me njohje reciproke”, tha Kurti, duke theksuar se Beogradi është i bindur se nuk do ta njohë zyrtarisht pavarësinë e Kosovës por që, siç beson ai mund të jetë dakord për njohjen  de fakto.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *