Opinion/Aktualitet

Çka ndodhë sot në Bruksel?

Nga Daut Dauti

Sot, sikur edhe nesër, ndodhë ajo që ndodhë gjithmonë në konferencat ndërkombëtare ku arrihen marrëveshjet e këtij lloji. Me pak fjalë, bota e përkrahë atë që është më i forti. Kjo ndoshta për dikend nuk ka logjikë, por kështu funksionojnë gjërat në fushën ndërkombëtare. Kjo është për shkak se vetëm i forti është në gjendje të garantojë implementimin apo joimplementimin e marrëveshjes. Ky është parimi mbi të cilin funksionojnë takimet ku arrihen marrëveshjet e kësaj natyre.

Dikush do të thoshte se kjo nuk është e vërtetë pasi që bota i ndihmoi Kosovës në Konferencën e Rambujesë. Por, kjo nuk është e vërtetë. Në Konferencën e Rambujesë bota nuk e dëmtoi Serbinë pasi që ia njohu sovranitetin ndaj Kosovës. Gjërat shkuan në favor të Kosovës pasi që Serbia, gjegjësisht Millosheviqi, nuk i pranoi vendimet e Rambujesë dhe e futi Perëndimin me zor në garë të inateve.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Bota i ka ndihmuar Kosovës shumë më tepër se që mendojmë ne. Ia ka mundësuar Kosovës rrugën e pavarësimit. Por, pavarësimi nuk arrihet pa ekonomi dhe mentalitet të pavarur. Në kohën kur ne është dashur të pavarësohemi (lexo: të ndërtojmë ekonomi dhe ushtri), ne ia kemi vjedhur Kosovës të mirat publike, të cilat nuk e kemi ditë e as sot nuk e dimë se çka dhe cilat janë. E kemi vrarë njëri tjetrin dhe tërë kohën e kemi kaluar duke u akuzuar për spiuna të Serbisë dhe për anti-amerikanizëm. Ne e kemi shpikur termin ‘miqësia e përhershme’ (term qesharak) dhe kemi menduar se vetëm duhet të jemi proamerikanë në aspektin formal e verbal. Kemi menduar se bota duhet të na shpërblejë neve për këtë dëgjueshmëri dhe ta dënojë Serbinë për jodëgjueshmëri.Mentaliteti jonë nuk ka dalë përtej këtij batllëku.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Ndërkohë Serbia e ka ringjallur ekonominë dhe e ka forcuar ushtrinë. Serbia, duke qenë vazhdimisht kundër Perëndimit, i ka joshur investimet e tyre për shkak se u ka ofruar garancione dhe siguri. Me prodhimet e saja e ushqen Ballkanin kurse me ushtri e kërcënon në të njejtën kohë. Asnjëherë Serbia nuk ka lëshuar pe ndaj Kosovës. Serbia nuk ka ofruar alternativë në këtë çështje sikur shqiptarët të cilët i kanë paraqitur 100 alternativa e asnjë qëndrim. Ky mentalitet natyrisht që prodhon dështim që kthehet kundër vehtvetes dhe e përgatitë rrugën për të pranuar çkado që na jep bota. Ne e kemi shndërruar veten në pamjen e lypësit të leckosur me shkop në dorë dhe thes në shpinë. Lypësit nuk i jepet më shumë se një cope bukë e një tas ujë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *